Thirrje për vullnetar të Kinemasë "Jusuf Gërvalla"
16 December 2019 - 14:01

Thirrje për vullnetar të Kinemasë "Jusuf Gërvalla"

Thirrje për vullnetar të Kinemasë "Jusuf Gërvalla"

Anibar kërkon individë të motivuar dhe të aftë për planifikimin, organizimin, drejtimin dhe zbatimin e programeve dhe aktiviteteve të Kinemasë "Jusuf Gërvalla" gjatë gjithë vitit. Është një mundësi për ju të mësoni dhe të përmirësoni aftësitë tuaja duke u përfshirë në një nga organizatat udhëheqëse në Pejë dedikuar promovimit të artit, kulturës, shoqërisë dhe specifikisht filmit të animuar. Përfshirja juaj në Kinema "Jusuf Gërvalla" gjithashtu ndihmon në ndërtimin e kapaciteteve brenda organizatës duke krijuar kështu një imazh pozitiv për organizatën në komunitet, si dhe duke rritur ekspozimin e Kinemasë "Jusuf Gërvalla" përmes ofrimit të energjive dhe ideve të reja.

Nëse jeni të interesuar në zhvillimin e aftësive të reja, ne ju inkurajojmë të plotësoni këtë aplikacion. Informacioni mbi këtë formular do të mbahet konfidencial dhe do të na ndihmojë të gjejmë mundësinë më të kënaqshme dhe më të përshtatshme vullnetare për ju.

Për të aplikuar klikoni këtu: https://bit.ly/2YSFXHP

Për informata rreth ANIBAR - www.anibar.org.
Për pyetje shtesë rreth këtij aplikacioni na kontaktoni në [email protected]